22 vjet burgim ndaj Darko Tasiq për krime lufte në Krushë të Vogël

Me 22 vjet bur.gim është dën.uar Darko Tasiq, për kri.me luf.te në Krushë të Vogël në Gjykatën Themelore të Prizreni.

Darko Tasiq u shpall fajtor në dy pika të aktaku.zës.

“Në mes të datave 15-26 Mars të vitit 1999, në Krushë të Vogël në cilësinë e tij si pjesëtar i forcave rezervë të Policisë të Republikës Federative të Jugosllavisë apo forcave paraushtarake serbe, në bashkëkryerje me persona tjerë, identiteti i të cilëve nuk është arritur të përcaktohet, mori pjesë në konfiskim të pasurisë, plaç.kitje, shkatërrim të paligjshëm dhe të qëllimshëm të pasurisë (dje.gien e shtëpive) që nuk justifikohej me nevojat ushtarake” thuhet në pikën e parë të aktaku.zës ndaj Tasiq.

Ndërsa në pikën e dytë Tasiq ngarkohet edhe me veprime të tjera si pjesëmarrje në përd.hosjen e tru.pave të pajetë të personave të paidentifikuar, duke i dje.gur ato dhe duke i hedhur në Lumin Drin.