23-vjeçari lë shtatzënë të fejuarën, më pas nënën, tezen dhe motrën e saj

Historia e këtij 23-vjeçari i ka habitur të gjithë dhe ka shkaktuar mjaft polemika në emisionin “La Bomba” në Radio DeeJay në Itali.

Bëhet fjalë për Alfion, një 23 vjeçar nga Kalabria i cili pasi u fejua me një 19-vjeçare e la shtatzënë atë.

Për shkak të një shoku psikologjik që i kishte shkaktuar gjithë situata, ai vendos që të ndërpresë mardhënien.

Por, nuk e kishte menduar që do të gjente ngushëllim tek mamaja e saj, pasi kjo e fundit i afrohet për të kuptuar arsyen se pse u nda me vajzën.

Në këtë moment, gjërat shkojnë shumë larg dhe ai përfundon duke kryer mardhënie me mamanë e ish-të fejuarës.

Për fatin e tij të keq ajo ngel shtatzënë.

Depresioni dhe frika e djalit nuk kaluan pa u vënë re në sytë e tezes të të fejuarës që u përpoq ta ngushëllojë në të gjitha mënyrat, derisa përfunduan së bashku në shtrat.

Problemi është se këtë herë edhe ajo mbeti shtatzënë.

I dëshpëruar nga e gjithë kjo situatë, ai vendos që të shkojë shumë larg dhe e gjen veten në një vilë larg fshatit, ku takon motrën e “ish-të dashurës” 17 vjeçe.

Pasi i tregon historinë, përfundon në shtrat me të dhe drama nuk mbaron këtu, kur dhe ajo ngel shtatzënë.

Historia e treguar sot ka hapur shumë diskutim dhe sipas mediave italiane mendohet që ajo i përket një postimi të 2015 nga një blog që diskuton tema tradhtish.