25-vjeçarja e lë të fejuarin për babain e tij

Një 25-vjeçare amerikane vendosi që t’i jepte fund marrëdhënies me të dashurin e saj, të cilin e kishte njohur që kur ishte adoleshente, për t’u lidhur me të atin e tij 61-vjeçar, që së shpejti do të bëhej edhe vjehrri i saj.

Mackenzie Yocum tha se kishte nisur t’i pëlqente babai i të fejuarit, kur lidhja po kalonte në një moment të vështirë.

Vetë 61-vjeçari ishte në procedura divorci dhe në këtë kohë ato nisën një lidhje sekrete që zgjati 6 muaj.

E reja amerikane tha se kur lidhja e tyre u zbulua, e kuptoi se e dashuronte vërtetë të atin e të fejuarit.

Mackenzie, e cila sot ka një fëmijë me babain e ish të dashurit, shprehet:

“Jam penduar vetëm për faktin që nuk u tregova e sinqertë dhe që nisa lidhjen pa e mbyllur më parë me të dashurin tim”.

Ajo tregon se si nisi pëlqimi për babain e të fejuarit:

“Pasi u fejuam, nisa të zihesha shpesh me nënën e tij.

Problemet ia tregoja më shumë vjehrrit dhe i kërkoja këshilla.

Ai ishte shumë i sjellshëm dhe i gatshëm të më këshillonte”./Express/