Web Analytics
Ballina27 vjeçarja shtatzënë ndërron jetë para se të mbërri në spital, i...

27 vjeçarja shtatzënë ndërron jetë para se të mbërri në spital, i shpëtohet foshnja

Një 27 vjeçare shtatzënë ka ndërruar jetë sot në Gjilan.

Ajo ndërroi jetë para së të mbërrinte në Spitalin Rajonal të këtij qyteti, mjekët të cilët e pranuan kanë arritur të shpëtojnë foshnjën e cila ishte e gjallë në trupin e së ndjerës.

Këtë për klankosova.tv e bëri të ditur Nysret Hajrullahu, Drejtor i Përgjithshëm në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

Ai deklaroi se familjarët e së ndjerës nuk kanë pranuar trupin ta dërgojnë për obduksion.

“Gruaja tek ne erdhi pa parametra vital.

Nuk kishte të rrahura të zemrës, nuk kishte puls, bebëzat e syve i kishte të zgjeruara.

Kirurgët në Klinikën Emergjente të gjithë menjëherë kanë intervenuar, por gruaja nuk dha shenja jete”.

“Fëmija është nxjerr i gjallë nga barku i nënës.

mjekët menjëherë e kanë reanimuar dhe kanë arritur që ta mbajnë në jetë foshnjën e gjinisë mashkullore”.

Rrjetet Sociale

630,284FansaPëlqeje
28,213NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit