282 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 282.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.824.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 162 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.989 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.641 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.404 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Telegrafi/