2Ton bëhet me një tjetër veturë super luksoze

Reperi i njohur 2Ton njihet për sukseset e tij në muzikë, kjo ka bërë që ai të jetë ndër emrat më të kërkuar për mbrëmje muzikore.

Nga këto të ardhura, reperi gëzon një jetë luksoze, së fundmi ka vendosur t’i bëj vetes një dhuratë gjigante.

Në Instagram publikoi një imazh ku ka treguar që është bërë me një veturë të markës “Mercedes S-Class”.

Bisha e re’, ka shkruar ai ku mori komente të shumta nga fansat./Indeksonline/