2Ton nga Italia paralajmëron këngë të re

Këngëtari 2 Ton ka paralajmëruar këngë të re

Reperi, i cili është i njohur për numrin e madh të këngëve që realizon gjatë një viti ka paralajmëruar një këngë te re.

Ai nga Italia, konkretisht nga Pizzale Michelangelo të Firencës ka postuar një video poshtë të cilës ka shkruar, “Very Soon”.

Video ka qenë e përcjellur me një muzikë pas që besohet të jetë kënga e tij më e re.

2 Ton është i njohur për klipet e shpeshta që ai krijon dhe një ndër ta pritet që të jetë edhe klipi në fjalë që është i pari për këtë vit. /GazetaExpress/