E enjte, 5 Dhjetor, 2024
4.1 C
Pristina

35 Vjet pas rënies së murit të berlinit: Një moment historik që ngriti lirinë në evropë

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, në 35-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, theksoi se ky moment shënoi fundin e ndarjes së padrejtë të miliona njerëzve në Evropë dhe fillimin e një epoke të re të lirisë dhe unitetit.

Të dhënat historike na kujtojnë se rënia e Murit të Berlinit në vitin 1989 ishte më shumë se një ngjarje simbolike; ajo paraqiste një pikë kthese në historinë e Evropës dhe të botës. Hoxhaj thekson gjithashtu se ky akt guximi dhe aspirate për një botë më të mirë frymëzon ende sot, duke na sjellë në vëmendje vlerat e bashkimit dhe demokracisë që janë themelore për shoqëritë tona.

“Rrezojeni këtë mur”, ishin fjalët frymëzuese të Presidentit Ronald Reagan, të cilat u dhanë zemër gjermanëve në luftën e tyre për bashkim. 35 vjet më vonë, ne e festojmë këtë ngjarje historike, që përfundoi ndarjen e padrejtë të miliona njerëzve dhe shënoi fillimin e një periudhe të re të integrimit dhe lirisë në Europë. Në maj të këtij viti, pata nderin të vizitoj Ambasadën e SHBA-së në Berlin dhe të jem në vendin ku Presidenti Reagan mbajti fjalimin e tij historik më 1987, një kujtesë e fortë e angazhimit amerikan për liri dhe demokraci në botë.

Kjo ngjarje na kujton se liria dhe bashkimi janë të drejta themelore të çdo individi dhe secili nga ne ka obligimin të punojë për ruajtjen e këtyre vlerave. Le të reflektojmë mbi rëndësinë e kësaj dite dhe të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet për një botë më të bashkuar dhe demokratike.

PROMO

Nga Rubrika