43 vjeçarja e ‘Për’puthen’ nuk përmbahet, puthje e përkëdhelje me Ilirin në takim të parë

43 vjeçarja e ‘Për’puthen +40’, Lindita ka pasur takimin e radhës, për këtë takim kishte zgjedhur 44 veçarin, Ilirin, shkruan Indeksonline.

Ky takim shkoi mirë, ku mes dyshes pasi puthje e përqafime, më poshtë keni bisedën.

Lindita: E kisha siklet të zgjidhja se të kam parë në shumë takime me Lindën dhe Gilbertën

Iliri: Aty janë të luhatur nga të gjithë, asnjë nuk është i fokusuar.

Sipas tij, ky takim është i veçantë për të: “Kam pasur takime stresante, më pëlqen të jem më alegro dhe tani ndihem i lumtur”.

Më tej, Iliri i dhuron një kurorë dhe buqetë me lule Linditës, kujtojmë se një kurorë të tillë i ka dhuruar më parë dhe Lindës, në një nga takimet .

Ndërkohë, Lindita tregon si do që të jetë mashkulli, të cilin nëse e gjen, do të vijë të jetojë në Shqipëri:

Lindita: Do të kthehem në Shqipëri vetëm po gjeta personin e duhur, nuk dua mashkull të thotë jam unë o s’ka!

Iliri: Ajo që nuk dua, kurrsesi të mos jetë arrogant

Lindita e vlerësoi këtë takim si “një nga më të mirat që ka realizuar ndonjëherë”./Indeksonline/