48 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 48.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.255, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi në Kosovë kanë nderruar jete 3,139 persona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.850 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.417 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/