Nëse ka një personazh që na vërteton se mosha është thjesht një shifër, ajo është pikërisht Jennifer Lopez.

Këngëtarja 48- vjeçare nuk ka bërë ndryshime të mëdha në pamjen e saj duke i qëndruar besnike look-ut me flokë të gjatë me ngjyrë natyrale dhe nuanca nude në buzë e faqe.

Ajo ka qenë disa herë e përfolur për lidhjet e saj, si dhe gjithmonë na ka mahnitur me përformancat seksi.

E fundit ishte mbrëmjen e kaluar ku vëmë bast që personat e pranishëm janë “çmendur”.

JLo ka realizuar një performancë seksi në shfaqjen e saj në Las Vegas.

E veshur me kostum trupi të argjendtë, Jennifer ka mahnitur të pranishmit duke bërë tundur të pasmet, me twerk dhe duke treguar asetet e saj “të bekuara”

Shiko Videon: