5 ushqimet më të mira kundër plakjes

Të pasurit e një lëkure të bukur e të pastër fillon që me mënyrën se si ushqehemi, por këto ushqime kundra plakjes mund t’ju ndihmojnë me më shumë se aq.

Kur e mbushim dietën tonë ushqimore me ushqime që kanë përbërje të lartë antioksidantësh, yndyrna të shëndetshme, ujë dhe lëndë të tjera ushqyese, trupi do na tregojë se sa e vlerëson këtë nëprmjet organit më të madh: lëkurës.

Në fund të fundit, lëkura është shpesh pjesa e parë e tru.pit që na tregon problemet e brendshme.

Disa nga ushqimet më të mira kundra plakjes që e japin efektin e tyre që brenda tru.pit deri jashtë në lëkurë janë:

Specat e kuq (jo djegës)

Specat e kuq kanë një përmbajtje të lartë vitamine C, që është shumë e mirë për prodhimin e kolagjenit.

Përveç kësaj specat e kuq janë të mbushur më antioksidantë të fuqishëm që quhen karotenoidë.

Karotenoidët janë pigmente bimore, përgjegjëse për ngjyrat e kuqe, të verdha dhe portokalli që kanë shumq fruta dhe perime.

Ato kanë një sërë vetish anti – inflamatore dhe mund ta mbrojnë lëkurën nga dielli, ndotja dhe toksinat mjedisore.

Boronicat

Boronicat janë të pasura me vitamina A dhe C, si dhe një antioksidant shumë të mirë kundra plakjes që quhet antocianinë.

Këta antioksidantë të fuqishëm ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës ndaj dëmtimit nga dielli, stresi dhe ndotja duke kontrolluar përgjigjen inflamatore dhe parandaluar humbjen e kolagjenit.

Brokoli

Brokoli është një ushqim me veti anti – inflamatore dhe kundra plakjes i mbushur me:

Vitamina C dhe K

Një sërë antioksidantësh

Fibër

Kalcium

Luteinë

Folate

Spinaqi

Spinaqi është shumë hidratues dhe përmban antioksidantë që ndihmojnë në oksigjenimin dhe gjallërimin e të gjithë trupit.

Është i pasur me:

Vitamina A, C, E dhe K

Magnez

Hekur

Luteinë

Arrorët

Shumë arrorë (sidomos bajamet) janë një burim i shkëlqyer i vitaminës E, që ndihmon në riparimin e lëkurës, mbajtjen e lëkurës së butë dhe mbrojtjen e saj nga rrezet ultravjollcë.

Arrat përmbajnë acide yndyrore omega – 3 që kanë veti anti – inflamatore dhe mund të ndihmojnë në:

Forcimin e membranës së qelizave të lëkurës

Mbrojtjen nga dielli

I japin lëkurës shkëlqim.