60 bashkëatdhetarë vijnë nga Italia në Therandë, iu kërkohet vetëizolim

Nga fillimi i marsit e deri një javë ma parë, në Therandë kanë ardhur për vizitë rreth 60 persona nga Italia.

Sipas portalit Theranda Post, bashkëatdhetarët tashmë janë akomoduar në shtëpitë e tyre pranë familjarëve.

Iu është bërë thirrje që të vetëizolim dhe evitim të kontakteve me njerëz.

Kontaktoni në numrat e telefonit zyrtar për këtë rast: 038-200-80-800.

Tashmë ka shkuar në nëntë numri i të prekurve me koronavirus. Vetëm sot janë konfirmuar edhe katër raste të reja.

Deri tash COVID-19 është lajmëruar në Viti, Klinë dhe Malishevë.

Rritjen e numri të personave me koronavirus e ka konfirmuar edhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.