Aksidentet janë shtuar dukshëm viteve të fundit në vendin tonë.

Edhe sot gjatë ditës ka ndodhur një i tillë.

Një aksident trafiku me te lënduar është raportuar të ketë ndodhur sot rreth orës 14:00 në fshatin Druare të Vushtrrisë.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura civile.

Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, tha se si pasojë e këtij aksidenti kanë pësuar lëndime shtatë persona.

Të njëjtit kanë kërkuar tretman mjekësor ne Spitalin e Vushtrrisë.