73 të infektuar me koronavirus sot, 63 mposhtin virusin

73 persona janë konfirmuar sot si të prekur me koronavirus në vend.

Ndërkaq sipas IKSHPK-së 63 persona jashtë shëruar nga ky virus, transmeton Klan Kosova.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 44 raste, komuna e Lipjanit 7 raste, komuna e Ferizajt 5 raste, komuna e Vushtrrisë 5 raste, komuna e Fushë Kosovës 3 raste, komuna e Obiliqit 3 raste, komuna e Skenderajt 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Klinë, Pejë dhe Podujevë”, thuhet në kumtesë.

63 TË SHËRUAR DHE 73 RASTE ME COVID-19!Sot më 02 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me…

Gepostet von Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës am Donnerstag, 2. Juli 2020