8 vite më parë një person e parashikoi ikjen e Kobe Bryant në aksident me helikopter

Një “tweet” i një personi po bën xhiron e botës momentalisht, pas ikjes nga kjo botë të Kobe Bryant.

Legjenda e basketbollit, Kobe Bryant ka ndërruar jetë në moshën 41 vjeçare, në një aksident me helikopterin e tij privat, shkruan GazetaBlic.

Megjithatë, vdekjen e Kobe Bryant në një aksident me helikopter e parashikoi një fans i tij 8 vite më parë, duke postuar një “tweet” në rrjetin social, Twitter.

Më poshtë gjeni postimin e “Noso” 8 vite më parë, ku shkruan” Kobe do të vdes në një aksident me helikopter”

Noso ka reaguar menjëherë pasi që ai publikim i tij është bërë viral, duke kërkuar falje!