80% e sigurt që del në shtator: Anglezët arrijnë me sukses vaksinën kundër Covid-19

Shpresat për zbulimin e një vaksine kundër Koronavirusit janë rritur.

Dy eksperimente të kryera në Mbretërinë e Bashkuar dhe në SHBA kanë nxjerrë rezultate premtuese.

Ekipet nga Universiteti i Oksfordit dhe nga kompania bioteknologjike amerikane “Moderna” kanë treguar se njerëzit kanë shfa.qur shenja imuniteti pas vaksinës së tyre.

Secili ekip ka punuar më vete, në rrugë të veçanta eksperim entale me një qëllim kryesor: mbrojtjen e miliona njerëzve nga Koronavirusi në të ardhmen.

Shkencëtarët e Oksfordit shprehen se janë 80% të sigurt se vaksina ndaj Koronavirusit do të jetë gati në Shtator.

Njerëzit që kanë provuar vaksinën e këtij ekipi, kanë zhvilluar antitru.pa dhe qeliza të bardha të gja.kut, të cilat do të ndihmojnë tru.pat e tyre të luf.tojnë Koronavirusin, në rast se infektohen.

Po ashtu dhe ekspertët nga “Moderna” kanë treguar se vullnetarët e eksperimentit të tyre kanë zhvilluar antitru.pa, pas marrjes së vaksinës.

Vaksinat e bëjnë tru.pin të besojë që është infektuar nga Koronavirusi, në mënyrë që ai të prodhojë substanca imune që kanë aftësinë ta shkatër.rojnë.

Shkencëtarët po përqëndrohen gjithmonë e më shumë te një lloj imuniteti i cili kontrollohet nga qelizat e bardha të gja.kut, i cili ka dhënë shenja pozitive.

Studimi i Oksfordit do të përfshijë 8.000 njerëz në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe gjithashtu deri në 6.000 njerëz në Brazil dhe në Afrikën e Jugut.

Vaksina po prodhohet nga AstraZeneca, me qendër në Kembrixh, Angli dhe janë porositur miliona do za me shpresën se do të funksionojë.

Në fazat e hershme të studimit studiuesit kërkojnë të sigurohen nëse vaksina është e sigurt dhe nuk shka kton efekte anësore serioze.

Nëse ajo i kalon këto pika kontrolli, atëherë studiuesit do kalojnë në faza të tjera.

Nga ana tjetër, ekipi i “Moderna” në SHBA ka dekla ruar se i kanë kaluar fazat e hershme dhe janë gati për prova më të mëdha.

Mbrëmjen e djeshme studiuesit kanë njoftuar se të gjithë 45 vullnetarët kanë zhvilluar përgjigje imune pas vaksinës.

Gjysma e tyre kanë shfa.qur efekte anësore të lehta, si dhimbje koke, dhimbje në vendin e injektimit apo të dridhura.

Shkencëtarët shprehen se ky është “çmimi i vogël” që duhet paguar për mbrojtjen ndaj Koronavirusit.

Moderna ishte kompania e parë amerikane që filloi studimin për gjetjen e një vaksine, me datë 16 Mars.

Tani po përgatitet për një studim me 30.000 persona, për të vërtetuar se vaksina është mjaft e fortë për të siguruar mbrojtje ndaj Koronavirusit.

Ekspertja Sarah Gilbert është shprehur se mbrotja ndaj Koronavirusit duhet të zgjasë të paktën disa vjet.

Mirëpo ajo do të funksionojë më pak te njerëzit e moshuar sepse sistemet e tyre imunitare janë më të dobëta.