Pas një jave pritjeje dhe shumë kurioziteti, banorja e “Big Brother VIP Kosova 4”, Dolce, hyri mbrëmë zyrtarisht në shtëpinë e “Grande Fratello” në Itali, si pjesë e shkëmbimit historik mes dy formateve të njohura televizive.
Hyrja e saj ishte një nga momentet më të komentuar të natës, por duket se pritja nuk ishte aq e ngrohtë sa pritej.
Edhe pse disa banorë italianë e përshëndetën me buzëqeshje, pamjet që tashmë po qarkullojnë në rrjet tregojnë një reaksion jofort entuziast nga pjesa tjetër e shtëpisë.
Mimikat e fytyrës së disa banorëve flisnin vetë: shikime të ftohta, habi dhe një lloj vëzhgimi gjykues, të cilat kamerat i kapën qartë dhe publiku i vuri re menjëherë.
Videoja e momentit u bë virale vetëm pak minuta pas transmetimit, duke shkaktuar reagime të shumta.
Ky qëndrim ka zhgënjyer shumë ndjekës shqiptarë, të cilët prisnin një mikpritje më të ngrohtë dhe një interes më të madh nga banorët italianë për mysafiren e tyre.
Ndërkohë, Dolce pritet të qëndrojë një javë në shtëpinë italiane, ku do të duhet të përballet me energjitë e ndryshme, dinamikat e reja dhe të tregojë veten përpara një publiku krejtësisht tjetër.
Për të parë reagimin e plotë të banorëve, shikoni videon më poshtë: