Nëna e Shpatit Kasapit ka ndarë ndjenjat e saj të thella pas humbjes tragjike të djalit të saj, duke zbuluar një histori që prek zemrat e të gjithëve.
Ajo shprehu krenarinë për djalin e saj dhe dashurinë e madhe që njerëzit kishin për të, duke theksuar se Shpati ishte një djalë i veçantë për të gjithë ata që e njohën.
Viti i fundit ka qenë një periudhë e vështirë për Shpatin dhe familjen e tij, dhe kjo ka lënë një ndikim të thellë tek ata. Nëna e tij shpjegoi se shqetësimi për gjendjen e tij ishte gjithmonë i pranishëm në mendjet e tyre.
“Sot ndjej një emocion që kurrë në jetë se kam ndjerë, dhe e dinë të gjitha nanat që e kanë humbur fëmijët e vet. Jam krenare dhe e lumtur që paskam lindur një djalë,” tha ajo, duke reflektuar mbi dashurinë që Shpati kishte marrë nga të tjerët.
Ajo theksoi se Shpati nuk ishte vetëm djali i saj, por një djalë i dashur për të gjithë, duke bërë thirrje për të ruajtur kujtimin e tij në zemrat e njerëzve.
“Le të prehet në paqe, le të jetë i qetë atje,” tha ajo, duke shprehur dëshirën për të parë djalin e saj të gjejë paqen që kishte munguar gjatë vitit të fundit.
“E lus Zotin që të më ruaj fëmijët tjerë, pasi kam edhe dritat e tjera të syve,” përfundoi ajo, poashtu duke permendur edhe nipin Roelin dhe Selvijen.
Kjo ngjarje tragjike ka prekur shumë njerëz, dhe historia e Shpatit do të mbetet një kujtim i paharrueshëm për ata që e njohën dhe e donin atë.
