A do e moderojë Për’puthen?  Kështu përgjigjet Elita Rudi 

Duke qenë se ka deklaruar prej kohësh se tashmë do fokusohet te puna, njerëzit janë kuriozë të dinë se çfarë do ndodhë me të ardhmen.

Elita u shpreh se nuk ka asnjë projekt konkret në dorë dhe se do diçka që nuk lidhet me showbizin.

“Kam patur oferta nga Shqipëria, por nuk mundem të shkoj atje. Është sakrificë e madhe. Dhe nuk mund të ndryshojë rrjedhën e jetës, as për vete as për familjen. Nuk do doja një projekt që ka lidhje me showbizin. Nuk ndihem sikur mund tu bëjë pyetje provokative të ftuarve.”

Pati zëra se ajo do moderojë ‘Për’puthen’ por diçka e tillë u hodh poshtë nga ajo, pasi tha se nuk mund ta bëjë një sakrificë të tillë dhe të lejë Kosovën për tu zhvendosur në Tiranë.

“Ka patur shumë thashetheme. Por, vendimi im është marrë dhe unë do qëndroj në Kosovë. Për mua është shumë e rëndësishme familja, kështu që këtu do qëndrojë.”/panorama