Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, tha se lista e kësaj partie për zgjedhjet e 14 shkurtit do të jetë e plotë dhe do ketë 110 kandidatë.
Në një konferencë shtypi, Kurteshi tha se edhe pas vendimit të PZAP-së dhe Supremes për moscertifikimin e kandidatëve të kësaj partie, ata do të mbesin në listë për shkak që sipas Kurteshit, KQZ-ja nuk ua ka dhënë mundësinë e zëvendësimit të tyre.
“Lista e LVV-së në votime është e plotë me 110 kandidatë.
Pas vendimit jo të drejtë të PZAP-së dhe Gjykatës Supreme që kanë refuzuar mundësinë e zëvendësimit të kandidatëve është me 110 kandidatë ashtu siç është dorëzuar në fillim në KQZ.
LVV-ja është ankuar dhe dy kandidatë nuk janë certifikuar por edhe nuk është dhënë e drejta për zëvendësimin e tyre, lista është me 110 kandidatë ashtu siç e ka dorëzuar LVV-ja dhe ashtu duhet ta votojnë edhe qytetarët”, u shpreh Kurteshi.
PZAP-ja dhe Gjykata Supreme së fundi nuk e kanë certifikuar Albin Kurtin, Albulena Haxhiun dhe Bajram Mavriqin për të garuar në zgjedhje./Indeksonline