A do ta vrasë moti i ngrohtë coronavirusin?

Presidenti amerikan Donald Trump sugjeroi muajin e kaluar që moti i ngrohtë do të ndihmojë në dobësimin e përhapjes së coronavirusit ndoshta qysh në prill.

Por ndërsa pranvera erdhi të enjten, shkencëtarët dhe mjekët thanë që ata nuk e dinë se si ndryshimi i sezonit do të ndikonte në (mos) përhapjen e coronavirusit.

Rritja e dritës së diellit dhe temperaturat e ngrohta janë treguar se prishin transmetimin e disa viruseve.

Megjithatë, COVID19 ka vetëm tre muaj të ekzistencës dhe kërkimet shkencore ende nuk kanë nxjerrë ndonjë konkluzion.

Nuk ka konsensus që [pranvera] ose klima më e nxehtë do të dobësojë drejtpërdrejt lakoren e përhapjes së coroanvirusit”, tha Dr. Michael Gochfeld, një profesor i njohur në Rutgers Robert Wood Johnson Medical School.

Sipas një shkrimi të publikuar nga ellwoodcityledger, ekuinoksi i brendshëm i së enjtes shënoi fillimin e pranverës në hemisferën veriore më herët se çdo ekuinoks tjetër në 124 vitet e fundit.

Ndërsa harku i tij në të gjithë qiellin rritet, sasia e dritës ultravjollcë nga dielli do të rritet me shpejtësi.

Drita ultraviolet dhe ngrohtësia kanë treguar që prishin transmetimin e disa viruseve, por nëse ajo do të funksionojë me coronavirus është e panjohur.

Andrew Marshall, një virolog molekular në Universitetin Loyola Maryland, tha që është e mundur që rrezet e rritura të diellit mund të shkatërrojnë virusin COVID-19.

Coronavirus është një “virus i mbështjellur” i cili është më i ndjeshëm ndaj rrezeve UV dhe ngrohtësisë, tha Marshall.

Rrezet UV ose shkaktojnë mutacion ose modifikojnë ADN-në ose ARN-në e këtyre viruseve, gjë që çon në paqëndrueshmëri dhe vdekje të virusit”, tha ai.

Ndërsa Dr. Senu Apewokin, një specialist i sëmundjeve infektive në Universitetin e Klinikës së Mjekësisë në Cincinnati, pajtohet që rritja e rrezatimit ultraviolet mund të prishë transmetimin, por paralajmëroi se pak dihet për COVID-19.

“Viruset vazhdimisht përpiqen t’i përshtatin dhe t’i kapërcejnë këto kushte dhe kjo sigurisht që është diçka që një virus i ri do të përpiqet të bëjë”, tha ai.

Viruset që shkaktojnë grip dhe ftohje të zakonshme përhapen më shpejt në mesin e njerëzve në dimër falë pjesërisht ajrit të thatë, sistemeve të dobëta imune dhe më shumë kohë të kaluar në ambiente të mbyllura.

Në hemisferën Jugore, e cila sapo mbaroi verën, coronavirusi nuk është përhapur aq shpejt sa në pjesën veriore të globit, thuhet më tej në shkrim.

Se sa prej kësaj është për shkak të motit, nuk dihet ende.

Ndërkohë Anna Yeung-Cheung, një virologe në Kolegjin Manhattanville, tha se viruset vuajnë në mot të ngrohtë sepse sistemi imunitar merr një nxitje me rritje të vitaminës D nga rrezet e diellit.

“Arsyeja pse infeksionet virale bien në pranverë dhe verë është se imuniteti juaj bëhet shumë më mirë në mot të ngrohtë”, tha ajo.

“Njerëzit edhe sëmuren në mot të ngrohtë dhe ne kemi parë që coronavirusi të përhapet edhe në vende si Singapori, por jo aq shumë”, tha Yeung-Cheung.

“Moti i ngrohtë ka të bëjë me këtë. Shpresojmë që ky të jetë rasti edhe me coronavirusin dhe që niveli të bie”.

“Lajm potencialisht i mirë është se ndërsa njerëzit kalojnë më shumë kohë jashtë, ka më pak transmetim sesa në shtëpi për shkak të shpërndarjes nga rrymat e ajrit që nuk janë të pranishme brenda”, tha Dr. Gochfeld.

“Ende, megjithatë, distanca sociale do të ishte një faktor i rëndësishëm”.

Ndërsa nuk ishte një të dhënë të saktë, Marshall tha se coronavirusi është i ngjashëm në strukturë me virusin SARS të vitit 2003, i cili infektoi 8.098 njerëz në të gjithë botën, duke vrarë 774 njerëz.

Përhapja e SARS-it atë vit filloi në mars në Azi, por numri ra pasi rriteshin temperaturat.

Ai u ndalë SHBA deri në maj dhe në Azi deri në korrik. SARS infektoi shumë më pak njerëz sesa COVID-19.

Është me të vërtetë e mundur që [coronavirusi] do të bie në nivel të përhapjes gjatë muajve të ngrohtë”, tha Marshall.

“Por tani për tani, një përgjigje përfundimtare mbetet e vështirë për tu thënë”. /Telegrafi/