A do të bëhej Aleanca pjesë e një qeverie teknike? Përgjigjet Daut Haradinaj

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë sot se Albin Kurti e ka planifikuar shkarkimin e tij nga pozita e kryeministrit të Kosovës.

Në një paraqitje në emisionin Frontal në T7, Haradinaj ka thënë se Kurti e ka bërë këtë duke e shkarkuar Agim Veliun nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme.

“Pas shkarkimit të z. Veliu ne se si Aleancë e kemi parë si vetëshkarkim i planifikuar i Kurtit”, ka thënë Haradinaj.

I bindur se Qeveria Kurti do të rrëzohet, Haradinaj ka thënë se Aleanca nuk ka diskutuar për të qenë pjesë e ndonjë qeveri teknike.

“Nuk është diskutuar kjo dhe nuk është temë e diskutimit në AAK”, ka thënë Haradinaj.

https://www.facebook.com/GazetaExpress/videos/212691526468216/