Lëvizja Vetëvendosje doli fituese në zgjedhjet e së dielës, duke arritur t’i marrë mbi 50 deputetë, ende pa u numëruar votat me kusht dhe ato të diasporës.
Por, këta deputetë ende nuk janë të mjaftueshëm që kjo parti t’i formoj institucionet, shkruan GazetaBlic.
Por, partia e Albin Kurti s’e ka në mendje që të bëjë koalicion paszgjedhor me ndonjë parti politike, përveç bashkëpunimet me pakicat joserbe.
Kështu ka thënë për GazetaBlic zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu.
“Rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurtit është historik jo vetëm për nga numrat por edhe për nga domethënia e tij.
Qytetarët asnjëherë më parë nuk kanë qenë më të vendosur se duan ndryshim rrë.njësor si në politike-bërje ashtu edhe në qeverisje.
Prandaj re.forma në subjektet tjera është e domosdoshme.
Ajo më së mirë arrihet në opozitë, ne presim që të kemi numrin e nevojshëm të deputetëve për formimin e qeverisë dhe institucioneve.
Do të presim të shohim edhe deputetët e tjerë të komuniteteve jo-serbe dhe kështu të fillojmë bashkëpunimin drejt formimit të institucioneve të vendit”, është shprehur Kryeziu.
Për formimin e Qeverisë së Kosovës nevojiten 61 deputetë, ndërkohë që për të parin e shtetit duhen 81 deputetë./Blic/