A do të goditet Kosova nga ndonjë tërmet së shpejti?

Gjithandej nëpër botë po ndodhin tërmete të shumëta, shkruan “InfoKosova”.

Së fundmi ishte Turqia që u godit nga një tërmet, ndërsa në vitin që e lamë pas ishte Shqipëria që pësoi nga tërmetet e njëpasnjëshme që e goditën.

Ndërsa sonte janë goditur sërish nga tërmetet Shqipëria, Kuba dhe Xhamaika.

Në Shqipëri sipas mediave shqiptare, raportohet se nuk ka ndonjë dëm, ndërsa në Kuba dhe Xhamaika ka dëme.

Por, Kosova a po rrezikohet nga ndonjë tërmet i mundshëm që do ta përfshinte edhe vendin tonë?

Sigurisht njëherë nuk ka ndonjë informatë që vendi ynë mund të ketë tërmete, por dihet se as ne nuk jemi larg Shqipërisë dhe mund të ndodh e papritura edhe në Kosovë.

Prandaj duhet që të jeni të kujdesshëm dhe të ndërmerrni masa në rast se ka ndonjë lëkundje toke./InfoKosova/