Në të gjithë territorin e Kosovës vazhdon të mos lejohet ushtrimi i veprimtarisë së bastoreve.
Në mbledhjen e sotme te Qeverisë së Kosovës është vendosur që të bëhet ri-hapja e Llotarisë së Kosovës, por jo edhe lojërat tjera të fatit.
“Një sqarim, ky ligj nuk rihap lojërat e fatit, por rithemelon Llotarinë e Kosovës që ka të drejtë të organizojë dy lloje të lojërave, ato numerike dhe instant.
Nuk po bëjmë hapje të kazinove apo bastoreve vetëm po e rihapim Llotarinë e Kosovës që 62 punëtorë kanë ngelur pa punë dhe në mënyrë automatike do te punësohen”, tha Bajrami në mbledhjen e Qeverisë.
Qeveria e Kosovës sot ka miratuar Projektligjin për rithemelimin Lotarisë se Kosovës.
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se projektligji parasheh rithemelimin e Lotarisë qe parashihet të jetë sukses juridik i ish subjektit Lotarisë së Kosovës./kosoavrja