A do të japë Thaçi dorëheqje pas aktakuzës së Tribunalit Special?

Presidenti Thaçi në prill kishte thënë në emisionin  Pressing të T7, se nuk jep dorëheqje nëse e fton për intervistim Tribunali Special.

Megjithatë, ndaj tij tashmë është dorëzuar një aktakuzë për kri.me kundër njerëzimit dhe kri.me lufte.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka ngritur aktakuzë ndaj Presidentit Hashim Thaci dhe kreut të PDK’së, Kadri Veseli për kri.me kundër njerëzimit dhe kri.me lufte.

Thaçi i pyetur në Pressing se a jep dorëheqje nëse thirret prej Tribunalit Specia, kishte mohuar diçka të tillë.

“Unë evlia nuk jam me e ditë nëse kam me u intervistu, nëse më vjen ftesa unë i përgjigjem pozitivisht edhe unë.

As ndërmend se kom, pse me dhanë doreheqje…

Do t’i përgjigjem pozitivisht, dorëheqje nuk jap”, ka thënë ai.

Zyra e Prokurorit Special ka njoftuar sot se ka dorëzuar aktakuzë ndaj Thacit dhe kreut të PDK’së, Kadri Veselit.

Prokuroria pretendon se janë kryer mbi 100 vr.asje.

“Më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të tjerë akuzohen për një sërë kri.mesh kundër njerëzimit dhe kri.mesh lufte ndër të cilat, vr.asje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tor.tura.

Në Aktakuzë pretendohet se Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vr.asje të paligjshme.

Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra vikt.ima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”, thuhet në njoftim.

Kjo zyrë thotë se është detyruar ta bëjë publike aktakuzën, për shkak se, sipas saj, Thaci e Veseli i kanë bërë vazhdimisht presion dhe kanë tentuar që vazhdimisht ta pengojnë punën e tyre./Express/