A do të jetë Bora Zemani prezantuesja e “Kepi i Tundimeve”? Flet Olsa Muhameti

Autorja Olsa Muhameti foli më herët për programin më të ri që do të nisë shumë shpejt në “Top Channel”, ‘Kepi i Tundimeve’.

Ajo tha për “Goca dhe Gra” se pjesë e programit do të jenë edhe personazhe nga “Përputhen” një ndër ta që përmendi Olsa është pikërisht Fation Kuqari.

Ndërsa për Atdheun tha se ende nuk ka informacion nëse do të jetë pjesë e emisionit.

Kësaj here, ajo i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në “Instastory” dikush e pyet se kush do ta prezantojë programin e ri.

Mirëpo, Olsa bëri me dije se programi nuk do të ketë prezantues.

Kështu që ajo konfirmon se Bora Zemani nuk do të jetë moderatorja e emisionit.