A do të mbahet Eurovisioni 2021?

Eurovisioni është emisioni që realizohet që një kohë të gjatë dhe cilësohet si një nga emisionet televizive me të pëlqyera nga publiku.

Duke pasur parasysh që jemi në kohë pandemie, këtë vit duket se do të ketë rregulla të reja.

Gara e Eurovisionit do të mbahet në muajin Maj pavarësisht pandemisë apo rrethanave tjera ekzistuese, mirëpo është e pamundur të mbahet ashtu siç jemi mësuar ta mbajmë krahasuar me vitet e kaluara”, ka thënë mbikëqyrësi ekzekutiv Martin Österdahl.

“Ne shpresojmë që së shpejti do të mblidhemi në Roterdam dhe do të bëjmë gjithçka që në muajin maj të filloj” shtoi ai, ndërsa finalja e madhe do të mbahet të Shtunën me 22 Maj në ora 21.00./Kosovarja