“A do t’i dërgonit prindërit në azil?”, japin përgjigje banorët në Big Brother Vip

Mbasditja e djeshme ka kaluar me diskutime mes banorëve.

Tema që ata kanë zgjedhur të trajtojnë ishte dërgimi i prindërve në azil.

Shumica prej banorëve kanë kundështuar këtë mënyrë përkujdesje të prindërve por kishte edhe nga ata të cilët ia linin në dorë rrethanave këtë zgjedhje.

“Absolutisht, mua prindërit e mi më rritën dhe normalisht është përgjegjësia ime që t’ia shpërblej kur ata të kenë më shumë nevojë”,- tha Meridiani.

“Unë personalisht nuk do të preferoja të jetoja me prindërit dhe as me vjehërrinë”,– tha nga ana tjetër Sarah.

Donaldi ishte një tjetër banor i cili ndërhyri në debat duke thënë: Përkujdesja më e mirë për prindërit është ajo financiare, prandaj duhet të krijosh pavarësinë shumë herët për t’ia mundësuar këtë.