“A donte që Afrim Muqiqi të ishte kryetar i Prishtinës apo Podujevës”, flet bashkëshortja e këngëtarit

Këngëtari, Afrim Muqiqi së bashku me bashkëshorten e tij kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet lokale që po mbahen sot në Kosovë.

Çifti kanë votuar në fakultetin Teknik në Prishtinë, teksa këngëtari ka thënë që ka ardhur koha që qytetarët që votojnë t’u kërkojnë llogari kandidatëve që i votojnë.

“Shpresoj që populli është vetëdijesuar dhe duhet ta analizojnë mirë programin e kandidatëve për kryetar të Prishtinës”, tha Muqiqi.

Derisa, edhe bashkëshortja e tij, tha që dëshiron të besojë pasi ka ardhur koha që të bëhet më mirë, e vota mos të keqpërdoret.

“Nëse Afrim Muqiqi kish me qenë politikan, do doje të ishte kryetar i Prishtinës apo Podujevës?, ishte njëra nga pyetjet për bashkëshorten e Muqiqit, e cila nuk hezitoi të përgjigjej por tha se e sheh vetëm në muzikë.

“S’do kisha pas dëshirë edhe pse ka kryer shkollë për muzikë, le të rri aty, le te na argëton, se kemi nevojë”, tha ajo.