A e dini arsyen përse merrni bukë në restaurante përpara ushqimit?

A keni menduar ndonjëherë pse merrni bukë në restorante para një vakti të vërtetë?

Diskutimi për këtë u zhvillua në rrjetin social Quora, ku përdoruesit bëjnë pyetje dhe u japin përgjigje temave të shumta.

Më shumë se 100 njerëz u bashkuan në diskutim, dhe një nga përgjigjet më të mira, duke gjykuar për numrin e votave, u dha nga kuzhinieri Ras Adams nga Uashingtoni.

Ai thotë se buka, pasta apo çfarëdo që shërben restoranti para ushqimit kanë disa qëllime.

“Së pari etja. Njerëzit e etur porosisin pije ”, shkruan ai dhe shton se kërkeset e pijeve janë më të larta se sa tek ushqimi.

“Së dyti, buka (ose çfarëdo) që shkakton tretjen dhe në fakt ju bën edhe më të uritur sesa që ishit”, vazhdon ai.

Ai shton se arsyeja e tretë është të heqësh qafe kamerierët, duke marrë parasysh që klientët janë më pak në kërkim të tyre.

Disa shkruajnë se një nga arsyet është se klientët ndoshta do ta mbajnë mend atë dhe do të kthehen përsëri në të njëjtin restorant.

“Ndoshta ata do të lënë një bakshish më të madh”, shpjegon një përdorues i Quora.

Disa shtuan se ata e bëjnë atë në restorante për të ngadalësuar porositë, domethënë të kenë më shumë kohë për të përgatitur gjithçka tjetër.