Karantina nënkupton izo.limin e një personi ose grupi njerëzish të cilët kanë qenë të eks.po.zuar ndaj sëmundjes ngjitëse, por që nuk kanë simptoma.
Kjo masë merret për parandalimin e përhapjes të kësaj sëmundjeje.
Karantina zakonisht përcaktohet për periudhën e inkubacionit të sëmundjes ngjitëse.
Për COVID-19, periudha e karantinës është 14 ditë, nga data e fundit e eks.po.zimit, sepse 14 ditë është periudha më e gjatë e inkubacionit që shihet për koronaviruse të ngjashme.
Dikush që është liruar nga karantina për COVID-19 nuk konsiderohet rre.zik për përhapjen e virusit te të tjerët.