A e ndau Iliri 100 mijë euroshin? Sabiani tregon si qendron e vërteta

Iliri dhe Sabiani janë dy nga miqtë më të komentuar të momentit, ata e nisën shoqërinë e tyre në “Big Brother VIP” dhe po vazhdojnë edhe në ditët e sotme.

Sabiani doli nga shtëpia disa javë përpara finales duke lënë mikun e tij ta vazhdojë lojën i vetëm, i cili fitoi çmimin 100 mije euro.

Pasi doli nga shtëpia, këngëtari u shpreh se nëse do të fitonte vetë, do ta ndante çmimin me Ilirin, i ftuar së fundmi në “Natën me Aulonën”, Sabiani u pyet nga moderatoja: “Ndonjë lek të dha?”.

“Këto janë gjëra që na përkasin vetëm mua dhe Ilirit, nuk keni për t’i mësuar kurrë”, u përgjigj ai.