A e paralajmërojnë ëndrrat, të ardhmen tonë?

Që prej fillimit të historisë së njerëzimit, ëndrrave i është kushtuar vëmendje e veçantë.

Në Egjiptin e lashtë, shumë njerëz që mbanin mend ëndrrat, konsideroheshin si të bekuar me një dritë të brendshme.

Madje, shumë prej ëndrrave të tyre janë regjistruar në papiruse.

Ata besonin se një nga mënyrat më të mira për të marrë energji hyjnore ishte përmes ëndrrave dhe kishte nga ata që flinin në shtretërit e quajtur “krevatet e ëndrrave”, duke besuar se kështu do të marrin mençuri nga Zotat.

Në shekujt e 19-të dhe 20-të, ekspertët i braktisën këto ide.

Figurat e reja që besonin ishin Sigmund Freud dhe Carl Jung të cilët erdhën me teorinë se ëndrrat nuk janë gjë tjetër veçse një punë e brendshme që bën truri i njeriut.

Në një prej librave të tij, Frojdi shpjegon me detaje sistemin kompleks e analizimit të ëndrrave.

Sipas tij, kur mendjet tona janë të pandërgjegjshme (gjatë gjumit), prodhohen figura që kanë ekzistuar edhe më parë në subkoshiencën tonë.

Pavarësisht nëse ëndrrat thonë apo jo diçka për të ardhmen, na lejojnë të komunikojmë me diçka hyjnore apo thjesht na ndihmojnë të kuptojmë një pjesë tjetër tonën, analizimi i tyre ka qenë gjithmonë në mënyrë simbolike.

Për të zbuluar kuptimin e tyre, duhet t’i interpretojmë njësoj sikur të jenë shkruar në një kod sekret.

Po sikur ky kod sekret të mos ekzistojë dhe ta kemi kaluar gjithë kohën tonë duke u përpjekur të deshifrojmë imazhe dhe objekte kot së koti? Po sikur ëndrrat të mos kenë asnjë lloj kuptimi?

Ekspertët modernë besojnë se ëndrrat janë thjesht një efekt anësor i një procesi neurologjik.

Ndonëse shumë njerëz besojnë se gjatë gjumit, truri nuk punon, ekspertët e dinë mirë se gjumi është thjesht një periudhë ku aktiviteti neurologjik është shumë intensiv.

Një nga arsyet pse ne flemë gjumë është pikërisht për t’i lejuar trurit të organizojë kujtimet tona.

Kështu, nuk ka asnjë provë që ëndrrat janë paralajmëruese për ç’ka do të ndodhë në të ardhmen, por na lejojnë të komunikojmë me diçka jashtë natyrës dhe na japin sinjale që lidhen me pjesën tonë të brendshme, atë të subkoshiencës, duke na thënë diçka më tepër për emocionet apo ndjenjat tona.