A është e vërtet apo ‘fake’ jeta e Arianës që shfaq në imazhe

Të gjithë thuajse e njohin Arianen, bashkëshorten e Ermal Fejzuallhut, renë e Sabriut dhe Nerës, e cila mori vëmendje që nga publikimi i lidhjes me Ermalin.

Që nga koha kur çifti u shfaqën bashkë për herë të parë e gjerë sot që janë të martuar e prindër të katër fëmijëve, dyshja e njohur vazhdon të përcillet me po atë kureshtje si në fillim.

Ariana është ajo që më së shumti përflitet për jetën luksoze që shfaqë në përditësimet e saja në rrjetet sociale.

Por, jo rrallë herë përflitet edhe për pamjen e jashtme e sidomos tani pas lindjes së fundit, e cila arriti ti rikthejë shumë shpejt linjat në top formë.

Me siguri se shpesh ka mundur t’iu shkojë në mendje se a duket edhe në përditshmëri Ariana ashtu siç duket në imazhe.

Ehpo, kjo foto me vajzën në prehër e dëshmon se Ariana e mbanë veten edhe kurr rri kah shtëpia./Kosovarja/