A është ky një “kunjë” drejt Donaldit? Trixa dhe Einxhel takohen pas daljes nga “BBV”

Beatrix Ramosaj dhe Einxhel Shkira ishin mike të mira brenda shtëpisë së “BBV”, por shpesh për shkak të Donaldit ato kanë pësuar krisje.

Pas përfundimit të “Big Brother VIP”, Einxhel ka mbështetur shpesh Trixën, kjo gjë shihej si një “kunjë” për Donaldit.

Por ato sot janë takuar dhe këtë e kanë bërë të ditur përmes një storje në ‘Instagram’, “Më në fund ritakim”, ka shkruar Trixa.

Beatrix Ramosaj së fundi ka postuar një video në ‘Instagramin’ e saj teksa ka folur për bullizmin që i është bërë asaj, dhe është shfaqur e përlotur./Lajmi.net/