“A i del plumbit para për Bashkimin?” Alvisa bën deklaratën e fortë në prapaskenë

Alvisa Qarri është konkurrentja e Për’puthen që ka shkaktuar shumë debat javët e fundit për shkak të ngjarjeve të ndodhura me ish-të dashurin e saj, Hysenin, për të cilin tha se kishte ushtruar dhunë ndaj saj.

Pas gjithë asaj që kishte ndodhur, Alvisa u rikthyer në Për’puthen Prime, ku pati edhe një përballje me Bashkimin, për të sqaruar gjërat që kishin mbetur pezull mes tyre.

Në video të papublikuara më parë nga prapaskena, Alvisa madje ka bërë deklarata të forta për Bashkimin.

E pyetur nëse është e gatshme t’i dalë plu.mbit para për Bashkimin, Alvisa nuk ka hezituar të përgjigjet pozitivisht.

“Patjetër që po, nëse do jem me atë, po”, ka thënë Alvisa.

Të njëjtës pyetje Bashkimi nu ki është përgjigjur, ndërsa situate është përcjellë me humor nga djemtë e tjerë “Dukesh i lumtur që jam këtu ja të shkëlqen fytyra”, i tha Alvisa Bashkimit më pas.

Edhe gjatë puntatës së Për’puthen Prime ata bënë deklarata romantike ndaj njëri-tjetrit dhe Alvisa tha se është kthyer vetëm për Bashkimin.

Ajo gjithashtu i kërkoi falje Bashkimit dhe familjes së tij për mërzitjen që i ka shkaktuar.

“Si fillim dua të kërkoj falje ty, dhe familjes tëndë duke qenë se kam pasur me disa familjarë të tu kontakt, dua t’i kërkoj shumë falje që kanë dëgjuar një histori të tillë.

E di që nuk është e lehtë, e di që ke një lidhje shumë të ngushtë me familjen tënde dhe normalisht duke qenë se je mërzitur dhe ti, janë mërzitur edhe ata dhe e ndiej shumë të nevojshme t’i kërkoj falje”, tha Alvisa.