A i dinit këto hile për bileta më të lira avioni?

Me rrezet e para të diellit keni filluar të mendoni për pushimet verore?

Nuk jeni të vetmit!

Pas një dimri të tillë, të gjithë mezi po presim që koha të hapet, të vijë vera e të pushojmë në një nga destinacionet e preferuara.

Por si do ia dilni të rezervoni bileta aeroporike me çmime të ulëta, për të minimizuar kështu edhe shpenzimet e pushimeve?

Kërkoni për… JetRadar: ky aplikacion ju informon 24/24 orë gjatë gjithë javës për çmimin e biletave në të gjithë botën.

Pra, nëse keni vendosur për një udhëtim jashtështetit dhe nuk jeni ende të sigurtë për destinacionin, jetradar mund t’ju nxjerrë nga dilema.

Me anë të këtij aplikacioni ju mund të gjeni destinacionet të cilat mund të vizitoni, me shumën që keni menduar.

Gjithashtu mos harroni të vini në funksion butonin alert, me anë të cilit mund të informoheni në momentin që çmimi për destinacionin që keni zgjedhur ulet.

Po për travelzoo nuk e dinit?

Një tjetër aplikacion që do ju ndihmojë të kurseni lekë në udhëtimin e radhës.

Me një scroll down do të gjeni të gjitha udhëtimet ekonomike që ekzistojnë.

Por mund të vizitoni edhe google flights, sepse google i di të gjitha.

Shkruani google flights dhe të jeni të sigurtë që si rezultat do ju dalin të gjitha fluturimet ekonomike që ekzistojnë për destinacionin që kërkoni.

Dhe më e rëndësishmja?

Do të keni mundësi të lajmëroheni se kur rritet apo ulet çmimi i biletave.

Epo, tani po që do të jetë udhëtim i mbarë!