A i ka dhënë fund marrëdhënies me Aleksia Peleshin? Flet Romeo Veshaj

Lidhja e Romeo Veshajt me Aleksia Peleshin është komentuar gjatë në media, edhe pse është përfolur gjatë, nuk dihet saktë se si qëndron e vërteta.

Mbrëmjen që lamë pas, Romeo ishte i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” ku ka shpalosur shumë detaje nga jeta e tij dhe e vëllaut të tij binjak, Donaldit.

Romeo ka zbuluar detaje edhe nga emisioni më i ri i tyre që nis në Top Channel, “Më lër të flas” por përtej këtyre detajeve ai ka zbuluar detaje edhe nga jeta personale, e cila është mjaftë e përfolur.

Teksa kanë realizuar një lojë, ai është pyetur nëse binjakët Veshaj janë single apo në një lidhje “A mund të flas për veten se për Donaldin nuk e di”, është shprehur ai.

“Unë jam single, me Donaldin jam zënë s’flasim për karikusin nuk e di si është.”, ka përfunduar ai.

Kështu Romeo i dha fund të gjitha aludimeve lidhur me të dhe marrëdhënien me Aleksia Peleshin./Lajmi/