Web Analytics
BallinaUncategorizedA ishte kjo "budallakia" më e madhe në politikën e Kosovës

A ishte kjo “budallakia” më e madhe në politikën e Kosovës

Kryetari i Degës së Tretë të LDK’së në Prishtinë Haki Borovci ishte prezantuar si njeri “vizionar” në tubimin e LDK’së ku kishte marrë pjesë paria e LDK’së përfshirë vetë Kryetari Mustafa.

Për t’a arsyetuar këtë epitet ai kishte mbajtur një fjalim para anëtarëve të LDK’së i cili është duartrokitur nga anëtarësia.

Borovci ka zbuluar në tubim se ka folur me Ibrahim Rugovën te varri i tij.

Më pas ka shpalosur edhe përmbajtjen e “bisedës”

“Të nderuar të pranishëm në mesditë i bëmë një vizitë Presidenti historik Rugova bashkërisht me një grup veprimtarësh të Degës së Tretë.

E informuam Presidentin për 27 vjetorin, për ditëlindjen e Degës së Tretë , Degës së Presidentit” ka thënë ai.

Pastaj ka treguar edhe për një pyetje që e ka bërë Presidenti.

“Presidenti na pyeti si janë punët, si po shkojnë punët.

E informuam për disa çështje….nuk do t’ju ngarkojmë juve …” ka theksuar ai.

“Presidenti u gëzue shumë” ka shtuar Borovci me plotë seriozitet.

Sipas tij, Ibrahim Rugova ka dërguar edhe disa porosi.

“Presidenti dha porosinë ta rrisni sofrën e LDK’së …

Porosia e tretë mos na i prishni punët me miqtë perëndimorë , mos na i prishni punët me amerikanët” ka shtuar.

Fjalimi në bazë të duartrokitjeve ishte pëlqyer shumë nga LDK.

Shiko Videon:

https://www.facebook.com/vipaklips/videos/596517307839527/

Rrjetet Sociale

630,214FansaPëlqeje
28,219NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit