A ishte ky propozimi më kreativ për martesë që ndonjëherë është bërë në Kosovë?

Çdo person i dashuruar ëndërron që një ditë të martohet me partnerin e jetës dhe të krijoj familje, por disa shfaqin kreativitetin e tyre në mënyra të ndryshme për ta bërë njeriun më të dashur jetës që të ndihet si kurrë më parë.

Kështu ka ndodhur me një vajzë të re, të cilës i propozoi partneri i saj martesë në ambientet e kinemasë së qytetit të Prishtinës, Cineplexx gjatë shfaqjes së një filmi.

E gjithë ngjarja është organizuar në fshehtësi të plotë, ku pothuajse të gjithë ishin në dijeni për propozimin kreativ përveç protagonistes, e cila as që kishte ëndërruar se filmin që do ta shikoj atë mbrëmje nuk do ta harroj gjatë gjithë jetës.

Të gjithë të pranishmit që kishin mbushur sallën e kinemasë Cineplexx ishin në fakt mysafirët e ftuar të dyshes, por që silleshin kinse janë shikues të rëndomtë të filmave.

Dhe në momentin më intrigues derisa ajo po e shikonte filmin me partnerin e saj, në ekranin gjigant shfaqet njeriu i saj i ëndrrave i cili i kërkon të martohen.

I gjithë ky moment romantik është filmuar, dhe në të shihet se si kjo vajzë pushtohet nga emocionet dhe nuk mund të ndal lotët e gëzimit.

Dhe lirisht mund të quhet se ky është propozimi më kreativ që ndonjëherë është bërë në Kosovë.

Shiko Videon:

Propozim martese në Cineplexx

Propozimi i tillë do të mbetet filmi më i preferuar i saj 💍👏A është ky propozimi më kreativ në Kosovë 😍? Dhëndrri po thotë pare s'po du, veç bëjeni Share 😜#Proposal #Love #Couples #Kosovo

Gepostet von Cineplexx Kosovo am Donnerstag, 15. Juni 2017