‘A je e pi… Të vërehet photoshop-i’ Luana Vjollca i përgjigjet ndjekëses me dashuri dhe qetësi

Luana Vjollca është një ndër moderatoret më të përfoluara në showbizin shqiptar, gjithashtu ndër më aktivet në Instagram.

Ajo publikon foto dhe video jo vetëm nga puna e saj por edhe nga përditshmëria, foto të cilat nuk kalojnë pa u komentuar.

Gjithashtu ajo është kritikuar shpesh herë dhe përdorimin e programit të njohur me anë të të cilët mund të rregullosh difektet photoshop-in.

Por siç duket moderatorja tashmë është mësuar me këto akuza dhe nuk i bëjnë më përshtypje.

Teksa shijon pushime tsë bashku me motrën e saj Marinën, Luana ka publikuar një foto ku këmbët e saja duken kilometrike.

E në mesin e shumë komenteve ra në sy komenti i një ndjekëse e cila i shkruante:

‘A je e pirë moj? S’e besoj që me vetëdije e ke postu këtë! Të vërehet photoshop-i te këmba shumë”.

Mirëpo, me qetësi dhe dashuri, Luana i është kthyer ndjekëses, duke i shpjeguar arsyen pse fotoja duket si e photoshop-uar.

“E dija keto komenteee eshte bere me efektin “wide” foto qe ka dal keshtu kemba ”- i kthehet Luana qetësisht ndjekëses.