A ju kujtohet Emine Bajrami bukuroshja e “RTV 21”? Kështu duket sot

Edhe në “RTV 21” kanë defiluar shumë emra, prezantues e prezantuese nga më të ndryshmet, që kanë udhëhequr programet e këtij televizioni.

“RTV 21”, për vite me radhë ka qenë televizioni më shikueshmërinë më të madhe, andaj kushdo që është shfaqur aty, ka pasur impakt në publik, shkruan “Kosovarja”.

Një herë e një kohë, në këtë televizion punonte edhe Emine Bajrami, prezantuesja me sytë bojë qielli që i bëri shikuesit për vete.

E pashme, e zonja dhe profesionale. E tillë ishte Emine Bajrami, e cila prej vitesh është larguar nga televizioni dhe bashkë me familjen po jeton në SHBA./Kosovarja/