A ka përfunduar mandati i Gjykatës Speciale?

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se mandati i Gjykatës Speciale në Kosovë nuk ka përfunduar.

Kosnett në një konferencë virtuale me gazetarë të mediave kosovare ka thënë se interpretimi se mandati i Speciales ka skaduar, është i gabuar.

Ambasadori amerikan është shprehur se pozicioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është që Specialja duhet të lejohet të punojë pa obstruksione.

Në këtë konferencë Kosnett ka folur edhe rreth zhvillimeve të fundit, në veçanti për marrëveshjen e Washingtonit, çështen e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe dhe ndryshimet e mundshme në Qeveri.