A mbani mace në shtëpi? Njëra nga arsyet pse futet në krevatin tuaj do t’iu brengosë

Shumica e maceve adhurojnë që të flenë në krevat me pronarin.

A e dini përse?

Ekzistojnë mace të ndryshme, po ashtu edhe sosh që natën e kalojnë në vend të fshehtë.

Mirëpo, shumica dëshirojnë që të futen në krevat të pronarit të tyre.

1. Për shkak të ngrohtësisë

Shkaku i parë është praktik – macet e duan ngrohtësinë.

Me gjithë gëzofin që e kanë, ato gjithmonë kërkojnë vend të qetë dhe të ngrohtë në të cilin do të mund të futen dhe të flenë rehat.

2. Rehatia, para së gjithash!

Të jeni të sinqertë, krevati në të cilin fle njeriu është i butë, i ngrohtë dhe i rehatshëm.

Përse, pra, macja të fle në shportë apo në karrige?

Macet flenë nga 15 orë në ditë dhe gjithmonë gjejnë vendin më të mirë të mundshëm, afër radiatorit, në kolltuk etj.

3. Siguri

Macet kërcejnë edhe në tingullin më të vogël, andaj nëse ndihen të sigurta me pronarin, atëherë dëshirojnë gjithmonë të jenë me të.

Pra, pronari, të cilit macja nuk provon t’i futet në krevat, duhet të pyesë përse?!

4. Macet janë qenie territoriale

Shumica nuk mendon kështu, mirëpo macet dëshirojnë të shënojnë territorin e tyre.

Kur flenë në krevat të pronarit, në të vërtetë do të thotë që ato juve ju përjetojnë që flini me to, e jo e kundërta!

5. Ju duan

Shkuarja në krevat të njeriut dhe gjumi i thellë bashkë me të do të thotë vetëm një gjë – ky njeri është mjaftueshëm i mirë që të fle me të!