A mos vallë edhe i dashuri i Gentës buzët ‘botox’

Jemi në kohën ku çdo gjë që dikur konsiderohej e pazakontë tani duket krejt normale.

Jo rastësisht edhe thuhet te ne ‘muzika kqyret e nuk ngohet’.

Ka vite që këngëtaret i janë përvishur me të madhe jo këndimit, por operacioneve plastike me arsyetimin për tu dukur ‘më buku’r, e përkundrazi po duken edhe me keq, madje edhe të njëjta.

Deri vonë edhe këngëtarja Genta Ismajli i qëndroi besnike pamjes së saj natyrale, por seç ndodhi dhe vendosi ta ‘prishë’ veten, duke bërë ndërhyrje kirurgjike të panevojshme sado që këngëtarja e ka parë të arsyeshme.

Genta tanimë përveç pamjes së jashtme po ka arsye shtesë për tu komentuar, kjo për shkak të lidhjes me turkun.

Përveç jetës luksoze që bëjnë çifti, mes tyre është vërejtur edhe një ngjashmëri e madhe me njëri-tjetrin, shpesh madje është thënë se po duken si ‘vëlla e motër’.

Kjo me shumë të drejtë.

Pasi që me të vërtetë duken shumë të ngjashëm, saqë duke analizuar pamjet e tyre na vunë në dilema se mos vallë edhe i dashuri i saj i ka buzët ‘botox’, kjo ngase i duken të njëjta si të Gentës./Kosovarja/