A mund ta gjeni ku ndodhet në këtë foto Fjolla Svirca?

Bashkëshortja e këngëtarit të muzikës popullore, Alban Mehmeti, si shumë gra të tjera, kalon kohë të konsiderueshme në rrjete sociale.

E, Instagrami është pika e saj e dobët, rrjeti ku ajo publikon fotografi të ndryshme e pret qindra pëlqime e komente.

Fjolla, në fotografinë e fundit shfaqet me një fustan veror me dizenjo lulesh që i rri bukur dhe e prezanton mjaft të freskët.

Ama, kaq shumë lule ka në fustan e në prapavijë të saj, sa e vështirë ta kuptoni ku është Fjolla saktësisht. /Kosovarja/