A po aprovohet tërheqja dhe kompensimi i 10% të mjeteve nga Trusti Pensional

Ministria e Financave është duke shqyrtuar propo.zimin për tërheqjen deri në 10% të kursimeve në Trustin Pensional nga qytetarët si ndihmesë në kohën e pandemisë.

Por, nga ministria thonë se janë duke shqyrtuar mundësinë për kompensimin e mjeteve financiare.

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi në një intervistë për Ekonomia Online tha se pasqyra e trustit të qytetarëve është në diferencë të madhe.

Andaj siç deklaroi ai ministria është duke shikuar mundësinë për të kompensuar për të gjithë qytetarët njësoj.