Morena Taraku është treguar gjithmonë e guximshme përsa i përket ndryshimeve në look-un e saj.
Ajo herë pas here ka marrë vendime për pamjen, duke e ndryshuar atë totalisht.
Këngëtarja nuk e ka pasur aspak problem t’i bëj flokët e shkurta, si dhe ka luajtur shpesh me modelet e gjatë e ngjyrat.
Por së fundmi, Morena duket se është prekur paksa nga trendi i momentit, baluket, të cilat i ka realizuar menjëherë tek vetja.
Në foton e fundit të publikuar në “Instagram” vëmendjen na e tërhoqi pamja e saj.
Duhet ta pranojmë se baluket i shkojnë dhe duket tepër e këndshme me këtë pamje të re!/Kosovarja